Sot Norvegjia feston 200 vjetorin e pavarësisë, dhe me këtë rast Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji me seli në Oslo, në bashkëpunim me anëtarët e sektorit të gruas dhe atij të rinisë, si dhe vullnetarë të tjerë kryesisht nga xhemati i xhamisë së QIKSH-Norvegji kanë hapur standin e ushqimeve tradicionale shqiptare duke e servuar dhe shitur për miliona banorë të parajsës skandinave që sot masivisht vërshojnë rrugët e kryeqendrës.
Kjo është hera e parë që komuniteti shqiptar i Norvegjisë të ketë një organizim të tillë. Blerësit janë shprehur të kënaqur nga cilësia dhe shija e ushqimeve.
Të ardhurat nga ky organizim shkojnë në fondin e QIKSHN-së, për financimin e projektit madhështor në ndërtimin e Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare. Ushqimi shqiptar do të shitet edhe nesër në të njëjtin vend, pra në Grønland përballë McDonalds!
Shiqoni fotografit duke shtypur këtu…