Thirrje për në mbledhje të përgjithëshme vjetore / Innkalling til ordinær generalforsamling!

Drejtuar anëtarëve te QIKSHN-së!

Informim mbi zgjedhjet e rregullta të kryesisë së QIKSHN-së

I nderuar zotëri/zonjë .

 Esselamun Alejkum!

Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju!

Kryesia aktuale e QIKSHN-së në mbledhjen e saj konstituive mbajtur me 21.04.2024 bazuar në statusin e QIKSHN-së. Paragraf VI, Neni 41, shpall zgjedhje për plotësimin/ndryshimin e numrit të anëtarëve të kryesisë së QIKSHN-së.

Procesi zgjedhor që e ka parapare komisioni zgjedhor është mënyra më demokratike, që u mundëson anëtarëve të QIKSHN-së ruajtjen e institucionit tonë të përbashkët.

Kjo mënyrë zgjedhore aplikohet në këtë institucion kulturo-fetar, duke mare parasysh numrin e madh te anëtarëve dhe përfshirjen e tyre sa më të gjërë.

Komisioni zgjedhorë prej 7 anëtarësh i formuar me datën 13.09.2020 do të udhëheq procedurën zgjedhore në formën më efikase.

Procesi zgjedhorë

Komisioni zgjedhor udhëheq dhe organizon procesin në këtë formë:

  • Informon të gjithë anëtarët e QIKSHN-së përmes postës elektronike, faqes së internetit dhe mjeteve sociale informative më datë 21.04.2024
  • Të interesuarit për kandidim për në kryesinë e ardhshme të QIKSHN-së duhet ti dërgojnë aplikimet me shkrim në e-post adresën adm@qiksh.no
  • Data e fundit për aplikim është deri më 05.05.2024, ora 14:00
  • Zgjidhen kandidatët që i plotësojnë kushtet dhe formohet lista votuese
  • Votimi do të bëhet nga anëtarët present në mbledhjen e përgjithshme i cila do të mbahet më datë 11.05.2024 me fillim në ora 18:30 -20:30

Zgjedhja e kryesisë së re

Procesi i zgjedhjes se kryesisë.

Anëtarët e QIKSHN-së ftohen të paraqesin me shkrim kandidaturën e tyre.

Në plotësimin e kryesisë me anëtarë të ri,  zgjidhen kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet në pikat e parapara më poshtë dhe që kanë vullnet pune dhe kohë.

Preferohet kandidaturë për aplikim nga dy gjinitë.

Komisioni zgjedhorë për kandidatët e mundshëm të kryesisë së QIKSHN-së parasheh këto kushte:

  • Të jetë besimtarë i ndershëm dhe i arsimuar
  • Të jetë aktiv në zbatimin e urdhrave të All-llahut xh.sh. dhe ruajtjen e unitetit të besimtarëve
  • Të kenë vullnet prirje dhe gatishmëri për punë të ndryshme të cilat i takojnë institucionit
  • Të mbrojnë interesat e QIKSHN-së
  • Të njohë gjuhen norvegjeze, të posedoj leje qëndrim në Norvegji dhe të jetë anëtari i kësaj qendre 5 vitet e fundit
  • Kandidati të përshkruan interesin e tij/saj në aplikacionin (CV-personale) si dhe arsyeja/shkaku pse dëshiron të kandidoj dhe në cilin kënd do të kontribuoni

Kandidati duhet dërguar aplikimin për kandidaturë brenda afatit të caktuar për aplikim i cili është deri më 05.05.2024 ora 14:00.

Aplikimet e arritura tek komisioni zgjedhor pas afatit te cekur më lartë nuk do të mirën parasysh.

Mënyrat e aplikimit:

Në formë elektronike duke dërguar aplikimin në e-post adresën: adm@qiksh.no

Me respekt,

Komisioni zgjedhor pran

Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare