Ta ndihmojmë Shkupin!

APEL PËR NDIHMË

Me rastin e të reshurave të shumta të shiut më 06. Gusht 2016 gjithë qyteti i Shkupit dhe vendbanimet përreth pësuan dëme të mëdha materiale dhe viktima në njerëz.

Për të zbutur sadopak gjendjet e bashkëatdhetarve tanë në Shkup, kryesia e QIKSHN’së mori vendim që të ndërmer një AKSION URGJENTË humanitar për grumbullimin e mjeteve financiare që t’ju dal në ndihmë të prekurve nga kjo tragjedi natyrore pasi që ka shumë rrugë që ende janë plotësisht të mbyllura dhe nuk mund të kalohet gjë që e bënë situatën edhe më drastike.

Poashtu ka shumë shtëpi të dëmtuara, ku disa kan mbetur pa vendstrehim, te sëmurit pa ilaçe për shkak të rrugve të mbyllura, pa rryme, pa ushqim dhe uji të pijshëm. Me fjalë të tjera gjendja është alarmante dhe Shkupjanët sot kam nevoj për ndihmën tuaj më shumë se kurrë, gjë të cilën Shkupjanët e merritojn duke patur parasysh kontibutin që kan dhënë në çdo situat të vështir që ka hasur populli shqiptarë. Sot është rasti që Shkupjanve tu kthehet mirësia dhe prandaj vëllezër dhe motra, të solidarizohemi me familjet tona në Shkup dhe ti ndihmojmë ata.

Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribojnë, ndihmat mund ti dorëzojnë direkt në lokalet e QIKSHN’së në Sverres gate 8, 0562 Oslo ku personi i autorizuar nga QIKSHN’ja z.Berat Redzepi do të pranoj ndihmat financiare ditën e Premte nga ora 13.00 e deri më ora 14.00 ose mund të bëni pagesën direkt në këtë llogarin bankare

DNB Bank: 1503.21.67524 ose me VIPPS: 10532

Kjo llogari bankare është e hapur që nga ky moment dhe do të mbyllet pas përfundimit të këtij aksioni.

Aksioni përfundon ditën e Shtunë më 13. Gusht 2016, ora 23.59

Kontakt telefonat: Berat Redzepi, mob.: 952 33 546 ose qendrën e QIKSHN’së, tel.: 22 35 33 72 dhe mob.: 974 66 371

Ndihma do të tubohen edhe nga xhemati i QIKSHN’së ditën e Premte, mbas namazit të xhumasë!

Kryesia e QIKSHN njëherit familjarëve të cilët humbën të dashurit e tyre ju shpreh ngushllime, atyre që u lënduan gjatë vërshimeve ju dëshiron shërim të shpejte, ndërsa të gjithë ata që kontribojnë në këto momente të vështira Zoti i shpërblefte me të mira si në këtë botë poashtu edhe në botën tjetër.

Aksioni u ndërmor nga QIKSHN

Me respekt
Kryesia e QIKSHN