Të nderuar anëtarë të QIKSHN’së,
Kryesia e QIKSHN’së ju informon se nga dita e Enjte më 17.06.2021 vlejnë rregulla të reja sa i përket çështjes së Koronavirusit:
- Xhamija do të hapet 30 min. para thirrjes se ezanit të çdo namazi dhe dyert do të mbyllen menjëher pas thirrjes së ezanit.
- Numri i xhematit do të ritet në maksimum 200 persona + imami gjatë gjithë namazeve ditore dhe namazit të xhumasë.
- Në raste se vijnë më shumë se maksimum 200 persona, atëher personat e fundit që vijnë në xhami ku numri total tejkalohet maksimum 200 persona (aqë edhe sa është e lejuar nga Insituti për Shëndetit Publik (FHI), atyre personave nuk do ju lejohet hyrrja ne xhami dhe kjo duhet patjetër të respektohet nga xhemati.
- Është me rëndesi që në xhami të mos vini më herët se 30 minuta para kohës së faljes së namazeve.
- Çdo person është i obliguar që të përdor maskë (munnbind) gjatë gjithë qëndrimit në xhami.
- Çdo person është obliguar që të bëjë pastrimin (merë abdes) në banesën/shtëpin e tij pasi që marrja e abdesin në xhami nuk do të lejohet (vendi për abdes do të jetë i mbyllur).
- Çdo person është i obligueshëm që të merë tepih (sexhade) me vete. Ata që nuk kan mundesi të bëjnë një gjë të till, do ju ndahet nga një cop plastike ose letër në xhami që të mund ta përdorin në vendin e faljes mbi tepihun e xhamise.
- Hyrrja në xhami duhet të bëhet një nga një dhe prej një distance minimale prej 1 meter.
- Çdo person është i obliguar që të dezinfektoj duart tek dera e hyrrjes së xhamisë.
- Çdo person është i obliguar që të shënoj emrin dhe numrin e mobilit në listen për regjistrimin e personave që do jenë prezent në xhami (vlen për çdo kohë të namazit).
- Falja e namazeve (renditja e rreshtave/safave) bëhet prej një distance minimale prej 1 meter dhe personi prej personit duhet poashtu të mbaj një distanc minimale prej 1 meter.
- Gjatë kohës së namazit nuk lejohet që të bëni ndrimin e rreshtave/safave, por duhet të qëndroni në të njëjtin vend gjatë gjithë kohës deri në përfundim të namazit.
- Qendrimi i panevojshëm në xhami pas përfundimit të çdo namazi është e ndaluar dhe xhemati duhet të lëshojnë xhaminë menjëher pas përfundimit të çdo namazi.
- Dalja nga xhamija pas përfundimit të çdo namazi duhet të bëhet një nga një prej një distance minimale prej 1 meter.
- Qëndrimi përpara derës së hyrrjes së xhamisë është rrepsishte e ndaluar sidomos në kohën e namazitë të xhumasë.
- Gjatë namazit të xhumasë numri i xhematit është maksimum 200 persona + imami + sigurimi dhe namazi i xhumasë do të falet në ora 15:00.
- Personat e moshuar që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike apo janë në grupin e rrezikuar nga virusi Korona dhe personat ndër moshën 14 vjeçare ju rekomandojme që të qëndrojnë në shtëpi për kohën e namazit të xumasë.
- Për arsye sigurie, motrave muslimane nuk lejohet pjesëmarrja në xhami për faljen e namazit të xhumasë.
- Personat që janë në karanten apo që kan simptome të virusit Korona ju ndalohet rrepsishte hyrrja në xhami.
- Përmbahuni rekomandimeve të Insitutit të Shëndetit Publik (FHI): https://www.fhi.no/sv/smittsomme-sykdommer/corona
Vëretje!
Çdo person që dëshiron të mere pjesë në faljen e namazeve, janë të obliguar që tju përmbahen këtyre rregullave gjatë kësaj kohe të epidemisë.