Të nderuar anëtarë të QIKSHN’së,
Kryesia e QIKSHN’së ka marrur vendim që xhamija të rihapet për 5 kohët e namazit nga dita e Hënë më datë 11.05.2020, por me kushte te kufizuara.
- Xhamija do të hapet 10 min. para thirrjes se ezanit të çdo namazi dhe dyert do të mbyllen menjëher pas thirrjes së ezanit.
- Numri i xhematit është i kufizuar në 50 persona + imami gjatë gjithë namazeve në përjashtim të namazit të teravise dhe namazit te xhumasë.
- Në raste se vijnë më shumë se 50 persona, atëher personat e fundit që vijnë në xhami ku numri total tejkalohet 50 persona (aqë edhe sa është e lejuar nga Insituti për Shëndetit Publik (FHI), atyre personave nuk do ju lejohet hyrrja ne xhami dhe kjo duhet patjetër të respektohet nga xhemati.
- Është me rëndesi që në xhami të mos vini më herët se 10 minuta para kohës së faljes së namazeve.
- Çdo person është obliguar që të bëjë pastrimin (merë abdes) në banesën/shtëpin e tij pasi që marrja e abdesin në xhami nuk do të lejohet (vendi për abdes do të jetë i mbyllur).
- Çdo person është i obligueshëm që të merë tepih (sexhade) me vete. Ata që nuk kan mundesi të bëjnë një gjë të till, do ju ndahet nga një cop plastike ose letër në xhami që të mund ta përdorin në vendin e faljes mbi tepihun e xhamise.
- Hyrrja në xhami duhet të bëhet një nga një dhe prej një distance minimale prej 1 meter.
- Çdo person është i obliguar që të dezinfektoj duart tek dera e hyrrjes së xhamisë.
- Çdo person është i obliguar që të shënoj emrin dhe numrin e mobilit në listen për regjistrimin e personave që do jenë present në xhami (vlen për çdo kohë të namazit).
- Falja e namazeve (renditja e rreshtave/safave) bëhet prej një distance minimale prej 1 meter dhe personi prej personit duhet poashtu që mbaj një ditanc minimale prej 1 meter. Përmbahuni instruksit të pregatitur nga imami QIKSHN’së.
- Gjatë kohës së namazit nuk lejohet që të bëni ndrimin e rreshtave/safave, por duhet të qëndroni në të njëjtin vend gjatë gjithë kohës deri në përfundim të namazit.
- Qendrimi në xhami pas përfundimit të çdo namazi është rrepsishtë e ndaluar dhe xhemati duhet të lëshojnë xhaminë menjëher pas përfundimit të çdo namazi.
- Dalja nga xhamija pas përrfundimit të çdo namazi duhet të bëhet një nga një prej një distance minimale prej 1 meter.
- Qëndrimi përpara derës së hyrrjes së xhamisë është rrepsishte e ndaluar sidomos në kohën e namazitë të teravisë.
- Namazi i xhumasë do të falet në grupe nga 50 persona + imami + sigurimi.
- Në qoftë se ka më shumë xhemat se 50 persona në namazet e xhumasë, personat do të ndahen në dy grupe nga 50 persona. Kjo do të thotë se më shumë se maksimun 100 (dy grupe nga 50 persona) për namazin e xhumasë nuk mund të marrin pjesë.
- Grupi i parë do të filloj faljen e namazit të xhumasë në ora 13:30 dhe duhet të lëshojnë xhaminë në ora 13:50.
- Grupi i parë ditën e Premte për në namaz të xhumasë duhet të përdorin hyrrjen kryesore (nga pjesa e burrave).
- Grupi i dytë do të filloj faljen e namazit të xhumasë në ora 14:00 dhe duhet të lëshojnë xhamisë në ora 14:20.
- Grupi i dytë ditën e Premte për në namaz të xhumasë duhet të përdorin hyrrjen mbasë (nga pjesa e grave).
- Personat e moshuar që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike apo janë në grupin e rezikuar nga virusi Korona dhe personat ndër moshën 14 vjeçare ju rekomandojme që të qëndrojnë në shtëpi për kohën e namazit të teravive dhe namazit të xumasë.
- Për arsye sigurie, motrave muslimane nuk lejohet pjesëmarrja në xhami në faljet e namazit të teravive dhe të namazit të xhumasë.
- Personat që janë në karanten apo që kan simptome të virusit Korona ju ndalohet rrepsishte hyrrja në xhami.
- Përmbahuni rekomandimeve të Insitutit të Shëndetit Publik (FHI): https://www.fhi.no/sv/smittsomme-sykdommer/corona
Vëretje!
Çdo person që dëshiron të mere pjesë në faljen e namazeve, janë të obliguar që tju përmbahen këtyre rregullave gjatë kësaj kohe të epidemisë.