QENDRA ISLAMIKE KULTURORE SHQIPTARE NË NORVEGJI SHPALL K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË LIRË TË PUNËS SI IMAM, HATIB DHE MUALIM
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë këto kushte:
- Të ketë të kryer studimet teologjike
- Të ketë të kryer magjistraturë ose minimum 5 vjet përvojë pune (kusht që e kërkon Norvegjia për aplikimin e lejes së qëndrimit dhe punës)
- Të ketë aftësi të mira komunikuese me xhematin
- Të ketë aftësi organizative
- Të jetë i vetëdijshëm për rrethanat e vendit ku do të punojë
Përparësi do të kenë kandidatet të cilët:
- Bashkëshortja të ketë kryer së paku medresenë
- Të jetë nën moshën 40 – vjeçare
- Kanë përvojë në detyrën e imamit
- Kanë përvojë dhe kompetenca pedagogjike të punojë me fëmijët
- Njohin gjuhën arabe dhe angleze
- Kanë të kryer studime pasuniversitare
- Njohin përdorimin e kompjuterit dhe mediumeve sociale
- Kanë aftësi për shkrime-publikime
- Kanë aftësi për përgatitje të dokumenteve të nevojshme që i nevojitet qendrës sonë
Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji ju ofron:
- Pagë mujore sipas standardeve norvegjeze
- Banesë në lokalet e qendrës (xhamisë) ose diku tjetër (imami i mbulon harxhimet mujore të banesës)
- 5 javë (3+2 javë) pushim në përputhshmëri me ligjin norvegjezë (kryesia e qendrës vendos për periudhën e pushimit)
- Sigurim personal dhe stazh pensionimi sipas standardeve norvegjeze
Kandidatët e interesuar, kërkesës për punësim duhet t’ia bashkëngjisin edhe këto dokumente:
- CV-në me të dhënat personale dhe një jetëshkrim të shkurtër rrethe angazhimeve të deritanishme
- Certifikatë se nuk është i ndjekur dhe nën hetime nga organet e drejtësisë (policia)
- Kopje të notifikuar të diplomave të ndryshme në origjinal dhe të përkthyera në gjuhën shqipe nga përkthyes i licencuar. Të gjitha diplomatë dhe përkthimet duhet të jenë të vulosura
- Deklaratë me shkrim se do t’i kryejë të gjitha shërbimet fetare që QIKSHN do të ketë nevojë
Vërejtje: Përshkrimi i vendit të punës, të drejtat dhe obligimet do të bëhen pasi që kandidati i zgjedhur të pranohet në punë. Të ardhurat personale mujore do të caktohen me vendim të veçantë të kryesisë.
Dokumentet e kompletuara duhet të skanohen dhe të dërgohen në e-post adresën: adm@qiksh.no
Konkursi mbetet i hapur deri më 10.10.2020
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.
Për informata më të hollësishme mund të na shkruani në e-post adresën adm@qiksh.no
Oslo, 24.09.2020
Me përshëndetje miqësore,
Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji
Adresa: Sverres gate 8, 0652 OSLO
E-post: adm@qiksh.no
FB: facebook.com/qikshn
Web: https://www.qiksh.no & http://www.aikn.no