Posta vjetore dhe kalendari për vitin 2025

Të nderuar anëtarë/-e,

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji (QIKSHN) dëshiron t’ju informojë se posta vjetore është në proces përgatitjeje dhe do të dërgohet deri në fund të javës së dytë të vitit 2025.

Në këtë postë vjetore do të përfshihen:

  • Kalendarin me kohët e faljes së namazeve për vitin 2025,
  • Fatura për pagesën e «Fondit të kufomës» për vitin 2025,
  • Informata rreth fillimit të muajit të «Ramazanit» për vitin 2025,
  • Informata rreth pagesës së «Fitrave dhe Zeqatit» për vitin 2025,
  • Fletushkë për «Fondin e kufomës», dhe
  • Një faturë shtesë për ndihmë financiare për pastrimin e borxhit të xhamisë.

Rreth pagesës së «Fondit të kufomës»: QIKSHN ju njofton se pagesa e faturës së «Fondit të kufomës», e cila do të pranohet së bashku me kalendarin për vitin 2025, duhet të paguhet brenda afatit të caktuar në faturë. Përndryshe, humbni të drejtën e shfrytëzimit të këtij fondi nëse fatura nuk paguhet në kohë.

Rreth faturës shtesë për ndihmë financiare: Fatura shtesë është vullnetarë dhe secili mund të kontribuoni sipas mundësive dhe dëshirës. Kjo fatura nuk është e detyrueshme, por do të ishte një mbështetje e madhe për qendrën tonë nëse mund të kontribuoni. Nëse nuk mund të paguani shumën e plotë të shënuar në faturë, mund të paguani një shumë që është brenda mundësive tuaja (p.sh., kr. 100, 200, 300 ose më shumë).

Për ata që dëshirojnë të kontribuojnë më shumë: Po ashtu, ata që kanë dëshirë të kontribuoni me një shumë më të madhe se kr. 1000,- mund të paguani shumën që dëshironi (p.sh., kr. 2000, 3000, etj.), duke i transferuar ato në xhirrollogarinë që do të jetë e shënuar në faturë.

Kontrollimi i anëtarësisë: Lutemi që të gjithë anëtarët të kontrolloni numrin e anëtarëve në faturën e «Fondit të kufomës» dhe të siguroheni që është i saktë. Nëse ka pasur ndonjë shtesë të anëtarëve të rinj në familjen tuaj, ose ndryshime të adresës që nuk janë raportuar, ju lutemi na kontaktoni sa më shpejt që të jetë e mundur, për të bërë korrigjimet e nevojshme.

Për kalendarin e vitit 2025: Kalendarin e vitit 2025 mund ta shkarkoni këtu: KALENDARI 2025

Nëse keni pyetje ose ndonjë pjesë të paqartë, ju lutemi na kontaktoni në adresën e e-mailit: adm@qiksh.no dhe do t’ju përgjigjemi sa më shpejt që të jetë e mundur.

Me respekt,
Kryesia e QIKSHN’së