Të nderuar anëtarë/-e,
Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji ju informon se posta vjetore është bërë gati dhe do të lëshohet në post ditën e Hënë më 10.01.2022 dhe mbrenda javës së dytë do të gjenden në kutijat e juaja postare.
Posta vjetore do të përmbaj:
- kalendarin me kohët e faljes së namazeve për vitin 2022,
- faturën për pagesën e «Fondit të kufomës» për vitin 2022,
- fletushkën rreth «Fondin e kufomës» dhe
- një faturë shtesë për ndihmë financiare për pastrimin e borxhit të xhamisë
QIKSHN ju bënë me dije se pagesa e faturës së «Fondit të kufomës» që do ta pranoni së bashku me kalendarin e vitit 2022, do duhet të paguhet mbrenda afatit të caktuar në faturë, përndryshe e humbni të drejtën e shfrytzimit të këtij fondi në qoftë se fatura nuk paguhet mbenda afatit.
Sa i përket faturës shtesë që është parapar për ndihmë financiare për shlyerjen e borxhit të xhamisë, kjo është një fatur vullnetare dhe secili mund ta paguaj sipas deshirës (fatura nuk është e obigueshme të paguhet, por do ishte një mbështetje e madhe për qendrën tonë nëse ju bëni pagesën e kësaj fature). Në qoftë se dikush nuk ka mundesi të paguaj shumën e cila do të jetë e shënuar në fatur, ju mund të paguani atë shumë që ju vet keni mundesi ta paguani si psh: kr. 100, 200, 300 ose më shumë.
E njëjta vlen edhe për personat që kan dëshir të kontribojnë me një shumë më të madhe se kr. 1000,-. Pra në qoftë se dikush dëshiron të kontriboj me kr. 2000, 3000 apo më shumë, mund që të paguani atë shumë që dëshironi në xhirrollogarin që do të jetë e shënuar në fatur.
Njëkohësisht lusim të gjithë anëtarët tanë që të bëjnë kontrollin e numrit të anëtarëve dhe në qoftë se numri i anëtarëve, apo shuma e pagesës në faturën e «Fondit të kufomës» nuk përshtatet, në qoftë se ju është shtuar ndonjë anëtarë i ri në familje tuaj dhe keni haruar që ta anëtarësoni tek ne dhe nëse keni bërë ndryshimin e adresës dhe keni haruar që të na informoni, na kontaktoni urgjentisht që ne të bëjmë kontrollimin dhe ndryshimet që janë të nevojshme.
Kalendarin e vitit 2022, ju mund ta shkarkoni këtu…
Në qoftë se keni ndonjë pyetje apo diçka të pakuptueshme, ju lutemi që të na shruani në e-post adresën adm@qiksh.no dhe ne do te mundohemi që t’ju kthejmë përgjigje sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Me respekt
Kryesia e QIKSHN’së