Departamenti i motrës muslimane në kuadër të QIKSHN sivjet kishte një sërë aktivitetesh, prej atyre aktiviteteve vlen te veçohet pregaditja e ushqimit për tribunen e natës se “Israsë dhe Miraxhit” dhe posaçërisht pregaditjen e ushqimeve tradicionale për festen Kombëtare të Norvegjisë, 17 Majit.
Gjatë tërë vitit ka pasur ligjërata javore , ku përpos ligjëratës javore (çdo të shtunë), është mësuar dhe lexuar Kur’an në xhami.
Kan zhvilluar edhe tribuna të njëpasnjëshme, ndërsa me 29.05.2014 organizoi një festë madhështore me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2014.
Në këtë festë prezentuan 400 deri në 500 pjesmarrëse. Pas ligjëratave të mbajtura pas namazit të drekës u shtrua një drekë solemne, duke e përfunduar me lutje dhe me shpresë që në shtator të filloj viti shkollor dhe të jet vit edhe më i suksesëshëm se vitet e kaluara.