FALJA E NAMAZIT ULUR
Siç mësuam më parë se qëndrimi në këmbë në namaz është farz (rukn). Nëse lehet ky rukn, duhet përsëritur namazin, por, ky vendim është për namazet farze, ndërsa te namazet vullnetare (nafile) ndryshon, sepse namazet nafile mundën të falen në këmbë edhe nëse ka mundësi të qëndrojë në këmbë.
Duke u bazuar në hadithin e Pejgamberit a.s. që thotë për namazet nafile ” Kush falet në këmbë është më e preferuar, ndërsa ai që falet ulur e meriton gjysmë shpërblimi të atij që është falur në këmbë”.
Në këtë hadith nënkuptojmë se falja e namazeve nafile në këmbë, është më e lavdëruar.
FALJA E NAMAZIT FARZ ULUR OSE HIPUR
Ata të cilët nuk munden që farzet t’i falin në këmbë, për shkak të sëmundjes, ose dikush që e ka të thyer këmbën, mund të falë farzin në këmbë ose ulur, po edhe anësh ose shtrirë, sipas mundësisë.
Ndërsa, ai i cili është hipur në kalë, anije, aeroplan, tren…etj., nëse nuk ka kushte që namazin ta falë në kohë, do ta falë ashtu në atë gjendje që është, që të mos i kaloi koha e namazit.
Sa i përket Kibles gjatë faljes së namazit hipur, nëse është i njohur me drejtimin e Kibles do ta falë i drejtuar nga ajo, por nëse aeroplani ose treni…, lakon ai duhet të mbetet në drejtim të Kibles sipas mundësive.
Nëse nuk është i njohur me drejtimin, në këtë rast to të falet ashtu si ia pret mendja se në ç’drejtim është Kiblja. Insha-alla, Allahu e pranon.