Të falurit me xhematë është sunneti-muekede, bile disa nga dijetarët thonë se është vaxhib nuk duhet lënë, përveçse nëse të paraqitet ndonjë arsye që të ndalon nga falja me xhematë.
Për të falurit me xhematë Allahu xh.sh. thotë [ faluni me ata që falen (bini në ruku me ata që bien)]. Na urdhëron që bashkë arrishtë të falim namazin me xhematë.
Transmetohet nga Ebu-hurejra r.a. se Pejgamberi a.s. paska thënë: Namazi më rëndë për mynafikët (hipokritët) është namazi i Jacisë dhe i Sabahut, sikur ta dinin vlerën e tyre, do të vinin po edhe me mundime që kanë. Kamë tentuar që namazi të falet, gjatë faljes së namazit të lejojë një njeri që t’ua falë namazin, e të dalë me ca njerëz me shkopit nga zjarri në dorë, dhe t’i shohë ata të cilët nuk vjenë në namaz (nuk kanë ardhur në xhami) e t’ua kallë shtëpitë e tyre.
Me ketë hadithë dhe me këtë vërejtje të Pejgamberit a.s. kuptohet se namazi me xhematë është i domosdoshëm.
Vlera e namazit me xhematë:
Namazi me xhematë e ka vlerën shumë më të madhe se sa namazi vetëm. Na tregon Pejgamberi a.s. i cili thotë: “Vlera e namazit me xhematë e kalon vlerën e namazit vetëm, më shumë se njëzet e shtatë derexhe”. Në hadithin tjetër thotë: ” Përgëzoi ata të cilët natën ecin për në xhami, me dritë (nur) të plotë do të ecin ditën e Kiametit”.
Kushtet që duhet plotësuar imami:
- Të jetë i moshës madhore (në bylyk).
- Të jetë mashkull, nuk lejohet që femra të falë mashkullin, ndërsa femra, femrat është mekruh.
- Të kënduarit Kur’an mirë, dhe nuk lejohet të falë i padituri të diturin.
- Mos të jetë me të meta, mentalisht i shëndoshë, dhe sahibi uzur (sëmundje e vazhdueshme).
- T’i shqiptojë mirë shkronjat, nuk lejohet të dalë imam, ai që e shqipton r-jën g-ë, s-ëjën sh-ë,.. etj.
Arsye e justifikueshme për të munguar nga xhemati:
- Shiu i rrëmbyer, balta e madhe (lloçi), dhe të ftohtit.
- Frika se në mungesë të tij , shkatërrohet ose vidhet pasuria.
- Sëmundja, ose e ruan ndonjë të sëmurë.
- I verbëri nëse nuk gjen kënd që ta përcjellë deri në xhami.
- Rruga jo e sigurt nga kusarët dhe plaçkitësit.
Kushtet që duhet t’i plotësojë ai që falet me imam:
Njeriu mund të falë si imam, në shtëpi ,xhami, dhe në vende tjera. Por derisa gjendemi në shtëpi, më i preferuar për imam është i zoti i shtëpisë, përveç nëse ai dëshiron të falë dikush tjetër. Ndërsa sa i përket namazit në xhami, si imam duhet të falë sunduesi (halifja), në mungesë të tij, si imam do të falë ai i cili shërben si imam në atë xhami.
Në raste kur mungon imami, përparësi në imamllëk ka:
- Më i dituri, dhe që i njeh mirë vendimet e sheriatit mbi namazin.
- Më i dituri në leximin e Kur’anit.
- Më i devotshmi dhe ai që më së shumti ruhet nga haramat.
- Më i moshuari, shkaku se ata më së shumti e kanë frikën e All-llahut xh.sh.
- Në radhë të fundit vjen, më i sjellshmi moralisht.
Mekruh është që imami të jetë:
- Nga mëkatarët, p.sh. nga ata që e hanë faiden (kamatën).
- Nga të verbëritë.
- Nga ata të cilët nuk i dëshiron populli.
- Nga ata të cilët qesin bidate (adete), që nuk përputhen me veprat e Pejgamberit a.s.
- Nga të paditurit (injorantët).
Edhe në grupin e mekruheve hynë: kur imami e zgjatë namazin, bëhet shkaktar për largimin e popullit nga xhamia. Në këtë rast mund ta cekim hadithin e Pejgamberit a.s. i cili thotë: “O ju njerëz! Disa nga ju largohen nga namazi me xhematë, kush i falë njerëzit (si imam) mos e zgjasë namazin, për shkak se pas tij lidhen pleq, të dobët dhe uzërlinj”.
Si duhet të qëndrojë ai që falet pas imamit kur imami falet me një person (xhemat), atë do ta vendosë në anën e djathtë, nëse bëhen dy ose më shumë persona do të falen pas imamit. Në radhitjen e xhematit në safë (rresht) të parë radhiten të rriturit (meshkujt), pastaj fëmijët, dhe pas tyre femrat, nëse gjinden. Vendime të sheriatit nëse imami jep selam para se të përfundojë xhemati ettehijatin, duhet që xhemati ta vazhdojnë ettehijatin, salavatet dhe pastaj të japin selam. Por, nëse jep imami selam para salavateve, pasi xhemati e kanë kënduar ettehijatin, duhet edhe xhemati të japin selam. Po kështu do të veprojë xhemati nëse imami ngrihet në të tretin rekat para se xhemati të përfundojnë ettehijatin.