Me datën 30.05.2014, QIKSHN kishte nderin që të ketë mysafir Hafiz Ibrahim Aliun, imam i xhamisë së Rinisë në Tetovë. Dita e veçant e javës u pasurue me mysafirin e veçant i cili mbajti një ligjërat para namazit të Xhumasë dhe poashtu edhe Hytbën e xhumas.
Hafizi Ibrahim Aliu gjatë ligjërates së tij u përqëndrua në ardhmërin e diasporës ku vëmendje të posaçme i kushtoj xheneratës së re e cila ka qenë edhe moto e ndërimit të xhamisë së QIKSHN: ”Ardhmëria yte është këtu, ndihmo edhe ti”
Në mes tjerash ai sqaroi ajetin Kur’anor të suretul Bekare: ”Dhe a ishit prezent (dëshmitar) kur Jakubit i erdhë vdekja ndërsa i pyeti fëmijët e tij: Kë do ta adhuroni pas meje?. E ata iu përgjigjën: Ne do ta adhurojm Zotin tend, Zotin e prindërve dhe gjyshërve tu (të cilët kanë qenë)Ibrahimit Ismailit dhe të Is`hakut, vetëm Zotin Një të Vetëm. Dhe ne atij i dorëzohemi dhe jemi musliman”.
Në xhami ishin prezent mbi 800 xhemat të cilët u ndanë të kënaqur edhe me faljen e namazit nga hafizi i nderuar me zërin e tij të mrekullueshëm .
QIKSHN është mirënjohës për këtë vizitë dhe shpreson se vizitat e tilla do të vazhdojn edhe në të ardhmën për ardhmërin e ndritur të përbashkët.