Shkolla Shqipe kremton 28 Nëntor-in në lokalet e reja të Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji!
Sot duke filluar nga ora 16:00 ku ishin të ftuar prindër dhe miq të nderuar u shënua dita e madhe e kombit pra 28 Nëntori, ku me këtë rast arsimtarët e Shkollës Shqipe i kishin pergaditur nxënësit me shum recitime dhe vjersha kushtuar flamurit, heronjëve tanë sic ëshë legjendari ynë Adem Jashari i cili po ne 28 Nëntor ka edhe ditëlindjen.
Sikurse cdoher shoqata Rilindja i rrin besnike Shkollës Shqipe dhe kësaj radhe i ndihmon ne realizimin teknik ku ata kishin pergaditur ne pjesa me të rëndesishme filmin «Nëntori i dytë» dhe disa video këngë kushtuar kësaj dite të madhe kombëtare!
Poashtu fjalën e rastit e mori edhe gazetari dhe publicisti ynë Gëzim Mekuli i cili me disa fjalë bëri apel tek politikanet tanë në atëdhe që t`i japin hapësire me teper ceshtjes kombëtare, zhvilluar shtetin ne aspektin ekonomik duke hapur vende te reja pune dhe ndaljen masive te largimit te te rinjëve nga vendlindja, sic ishte tani mu ne diten e 28 Nentorit.
Fjala ju dha edhe profesorit të nderuar dhe njeherit ish drejtorit te Shkolles Shqipe, prof. Tahir Haziri.
Profesori dha nje shpjegim rreth historikut kombetare qe ka te beje me festen e 28 nentorit dhe pershendeti angazhimin e me tutjeshëm te mesuesve Imri Trena, Ramiz Kuqi e Ramush Zharku.
Në këtë festë ishin prezent edhe mësuesit Nazim Idrizi dhe Rexhep Kurtishi, ku mesuesi Rexhep ishte edhe udhëheqes i Shkollës Shqipe pas penzionimit të prof. Tahirit.
Në marrjen e fotografive dhe xhirimin e kesaj feste kombetare, u kujdesën Rexhep Shehu dhe Ensar Adili.
Falënderim të veçantë për organizimin e sotshëm meritojnë, nënat e motrat tona që sollen embelsira nga me te ndryshmet, poashtu Këshilli i prindërve pranë dy shkollave, edhe dy afaristët tanë, Nexhat Kaloshi dhe Armend Murati.
Shkolla Shqipe «Naim Frashëri» dhe Shoqata Kulturore Shqiptare Rilindja së bashku me Radio Rilindja i është mirënjohëse Qendrës Islamike Kulturore Shqiptare që nga tani do i mundësoj ketyre dy organizatave amë në qendër, të zhvillojnë aktivitetet e tyre ne katin e dytë, ku me kohën do të bëhen organizime të ndryshme me karakter kombëtar e fetar!
Urojmë që me kohën të na bashkangjiten edhe më shum me prirje dhe talente ne lëmi te ndryshme derisa jemi organ i regjistruar ne shtet dhe mundi ynë per të ardhmen e fëmijëve tanë të jetë në këtë qendër aktivitetesh!
Fotot nga manifestimi mund ti shiqoni ne Facebook, duke shtypur këtu…
M.Bajrami. Oslo