Manifestim i mbarimit të vitit shkollor 2013/14

Në xhamin e QIKSHN-së me datën 01.06.2014 u bë manifestimi i përfundimit të vitit shkollor 2013/14. Manifestimi filloi me leximin e pjesës së Kur’anit të suretul Fatiha nga nxënësi Semir Latifi.  I përcjellur në korr nga të gjithë nxënësit. Pas leximit të Kur’anit, të pranishmit i përshëndeti kryetari QIKSHN-së Fati Abdi.

Programin e pragatitur nga Shkolla Shqipe “Naim Frashëri”  e udhëhoqi mësimdhënësi Imri Trena. Nxënësit e kësaj shkolle recituan  poezi  kushtuar gjuhës shqipe, atdheut dhe familjes. 

Pas programit të shkollës shqipe filloi programi nga nxënësit e shkollës fetare “Urtësia”. Pjesa e parë e këtij programit  iu kushtua sqarimit të kushteve të Imanit  dhe të Islamit për të përfunduar me përshëndetjet dhe lutjet e nevojshme për besimtarin. Nxënësit lexuan pjesë nga Kur’ani dhe sure të shkurta. Përfundimi i programit u bë me leximin e sureve të shkurtra nga Kur’ani të cilat I lexoi  nxënësi  Behar Kovaqi  i cili edhe e ka lexuar Kur’anin dhe ka bërë Hatme në këtë vit shkollor.

Pas duas së Hatmës për nxënësin Behar Kovaqin, nxënësve ju shpërndan dëftesat dhe certifikatat. Tubimin e përshëndeti  edhe Femi Bafti i cili është udhëheqës i ndërtimit dhe përkujdesjes së objektit të QIKSHN-së.

Mësimdhënësit e shkollës shqipe ”Naim Frashëri” gjatë këtij viti në shkollën shqipe ishin Imri Trena, Ramiz Kuqi dhe Ramush Zharku.

Mësimdhënësit e shkollës “Urtësia” ishin Musli Verbani, Fatmir Shabani dhe Fati Abdi.

Duke e lutur Zotin dhe duke shpresuar që në vitin e ardhshëm numri i nxënësve të jet edhe më i madhë pasi që objekti I QIKSHN-së i plotëson kushtet ideale për mbarëvajtje te mësimit sa më të mire pasi që edhe numri i stafit të arsimtarëve është shtuar.