Ku jamë i regjistruar?

Ju informojmë se të gjithë anëtarët që dëshirojnë të dinë se në cilat institucione fetare jeni të regjistruar (sidomos dyfish të regjistruar në dy institucione fetare), institucioni jonë nuk ka autorizim për të pastruar listën e anëtarësimit në qoftë se ju jeni të regjistruar në dy institucione fetare.

Për të zgjidhur këtë problem, ju duhet të veproni në këtë mënyrë:

  • Kontaktoni me Brønnøysundregister në numrin e telefonit 75 00 75 00 dhe kërkoni që të informoheni se ne cilët institucione jeni ju dhe familja juaj të regjistruar si anëtarë.
  • Ata ju kërkojnë numrin personal dhe adresën e saktë të banimit për çdo anëtarë të familjes suaj dhe pastaj ju dërgojnë informatat e sakta se në cilët institucione jeni të regjistruar si anëtarë
  • Pasi që të keni pranuar informatat nga Brønnøysundregister, ju duhet të na dërgoni një kopje të atij dokumenti në këtë adresë:

              Albansk Islamsk Kultursenter

              Sverres gate 8

              0652 Oslo

  • Kur QIKSH-i të ketë pranuar dokumentin tuaj që e vërteton se ne cilët institucione fetare jeni te regjistruar, ne do t’ju dërgojmë formularin për ç’anëtarësim dhe anëtarësim. Këto formularë mund ti shkarkoni edhe këtu…
  • Ju duhet të mbushni formularin për ç’anëtarësim dhe ja dërgoni institucionit që dëshironi të largoheni prej dhe formularin për anëtarësim ja dërgoni institucionit në të cilin ju dëshironi të mbeteni anëtarë për ju dhe anëtarët e familjes suaj.

Nëse ju nuk veproni në këtë mënyrë, atëherë ju e humbni të drejtën që të jeni anëtarë në institucionet fetare islame dhe organet kompetente norvegjeze që merren me këto punë do t’ju regjistrojnë automatikisht në favor të fondit të kishës norvegjeze.

Në qoftë se diçka është e pa qarte ne lidhje me këtë çështje, ju lutemi na kontaktoni në tel. 22 35 33 72

Me respekt,

Kryesia e QIKSHN-së