Informim për tubimin e Fitrave dhe Zekatit (Ramazan 2024/1445H)

SADAKATUL FITRI

Agjërimi i Ramazanit është i ndërlidhur me dhënien e sadakatul-fitrit. ”I Dërguari i Allahut e obligoi Sadakatul-Fitrin për çdo të rritur dhe fëmijë muslimanë”.

Dhënia e sadakatul-fitrit është vaxhib. Besimtari është i obliguar ta jep atë për vetveten dhe për ata për të cilët kujdeset (fëmijët, bashkëshorten, prindërit, shërbëtorin e të tjerë). Koha e dhënies së sadakatul-fitrit: është që nga dita e parë e Ramazanit e deri para faljes së namazit të Bajramit. Megjithatë, koha më e preferuar është gjatë dhjetë ditëve të fundit të këtij muaji dhe gjatë ditëve tek (dita 21, 23, 25, 27, 29), dhe sidomos e preferuar është dita e 27, Nata e Kadrit.

Sasia e Sadakatul-Fitrit, është caktuar dhe vendosur që të jetë sipas këtyre kategorive:

  • kategoria e parë kr. 200,-
  • kategori e dytë kr. 150,-
  • kategoria e tretë kr. 100,-

Pagesa e Sadakatul – Fitrit mund të bëhet  siq vijon:

  •  Përmes xhirollogarisë 1503 25 27733 (afati i fundit për pagesë është dita e Mërkurë më 10.04.2024)
  • Vipps #10532 dhe zgjidhë kategorin Fitra 2024 (afati i fundit për pagesë është dita e Mërkurë më 10.04.2024)
  • Pagesa me kartel ose para në dorë në lokalet e QIKSHN’së (afati i fundit për pagesë është dita e Mërkurë më 10.04.2024)

Shuma e pagesës llogaritet sipas numrit të anëtarëve në familje.

ZEKATI

Çdo musliman, qoftë mashkull apo femër, që në fund të vitit ka vlerë të hollash në mbi tetëdhjetë e pesë (85) gramë ari, të gatshme apo në formë artikujsh tregtarë, duhet të japë zeqatë me një sasi minimale prej 2.5 % nga ajo pasuri. Shembull: (2,5% prej kr. 10 000 NOK= 250 NOK).

Koha e dhënies së Zekatit: është i tërë viti, por pasi që muaji Ramazanit është muaji më i vlefshëm i tërë vitit, atëherë mirë është që të jepet gjatë këtij muaji.

Zekati është farz dhe shtyllë e Islamit, kush nuk e jep ka mëkat të madh.

Pagesa e Zekatit mund të bëhet  siq vijon:

  • Përmes xhirollogarisë 1503 25 27725 (afati i fundit për pagesë është dita e Mërkurë më 10.04.2024)
  • Vipps #10532 dhe zgjidhë kategorin Zeqat 2024 (afati i fundit për pagesë është dita e Mërkurë më 10.04.2024)
  • Pagesa me kartel ose para në dorë në lokalet e QIKSHN’së (afati i fundit për pagesë është dita e Mërkurë më 10.04.2024)

Kujt i takon Zekati dhe Sadakatul-Fitri?

Sikurse zekati dhe lëmoshat tjera, po ashtu edhe sadakatul-fitri u jepet personave të përmendura në ajetin që vijon. All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve), në rrugën e All-llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet. (Et Tevbeh, 60).

Me rëndësi! Pagesat duhet të kryhen brenda afatit të paraparë për arsye që kryesia e QIKSHN-së të ketë mundësi që ti transferojë mjetet që do të tubohen tek bashkëpunëtorët tanë në vendlindje. Këtë për arsye që këta mjetet të arrijnë te familjet skamnore, jetimet dhe personat me nevoja të veçanta për festën e Fitër Bajramit që edhe atyre tu kthehet buzëqeshja së paku në këto ditë feste.

Prandaj ju lusim që nëse dëshironi që Fitrat dhe Zekati juaj të ketë shpërblimin më të lartë tek Allahu xh. sh. që pagesat të kryhen brenda afatit të paraparë më lartë.

Zoti ua pranoftë agjërimin, zekatin dhe sadakatul-fitrin!