Oslo, 15.10.2013
Shqiptarët e Oslos sot kishin dy gëzime. Gëzimi i parë ishte se pleq, të rinjë e fëmij u tubuan në një vend dhe falën namazin e Kurban Bajramit, dhe gëzimi i dytë ishte se namazi i Kurban Bajramit dhe njëherit namazi i parë me xhematë u falë në xhaminë e re, e cila xhami u ndërtua me djersën dhe mundin e të gjithë bashkëatdhetarëve të cilët jetojn në këtë vend.
Ligjëratën dhe hutben e Bajramit e mbajti imami i xhamisë Dr. Musli Vërbani ndërsa namazin e Kurban Bajramit e fali ef. Fati Abdi i cili njëherit është edhe kryetar i QIKSHN.
Fjalë përshëndetëse mbajti edhe ambasadori i Maqedonisë në Norvegji, Enver Abdulahi dhe haxhi Femi Bafti i cili ka qenë promotori kryesor për ndërtimin dhe mbarvajtjen e xhamisë.
Vlen të theksohët se xhamia ka sipërfaqe prej përafërsisht 1 500 meter katror dhe në namaz të Kurban Bajramit të pranishëm ishin afër 750 xhemat.
Pas namazit të gjithë besimtarët ia uruan njëri tjetrin xhaminë e re dhe Kurban Bajramin ndërsa QIKSHN të gjithë vogëlushëve të cilët prezentuan në faljen e namazit të Kurban Bajramit ju shpërndau nga një dhuratë modeste.
QIKSHN dhe stafi i webfaqes www.qiksh.no edhe njëher të gjithë besimtarëve u uron festën e Kurban Bajramit!
Shiqoni fotografit nga falja e namazit të Kurban Bajramit në Facebook profilin e QIKSHN’së duke shtypur këtu…
Ju ftojmë që të na vizitoni përsëri ku do të gjeni edhe risi tjera.
Me respekt
Kryesia e QIKSHN-së