A e dini se…
Sipas § 3.3 Përkatësi dhe anëtarësim në ligjin e kishës fëmijët automatikisht anëtarësohen në kishën e Norvegjisë. Për këtë shkak është me rëndësi që të bëni anëtarësimin tuaj dhe të anëtareve të familjes suaj në një bashkësi fetare islamike.
Sipas § 3.6 Përkatësi dhe anëtarësim fëmijët e moshës mbi 15 vjeç mundet vet të anëtarësohen apo ç’regjistrohen në një bashkësi fetare (përfshirë edhe kishën norvegjeze).
Të gjitha bashkësitë– dhe botëkuptimet fetare përfitojnë ndihmë për kokë anëtari nga shteti dhe komuna në përputhje me kishën norvegjeze për kokë anëtari. Nuk dëshironi që pjesa juaj e ndihmës të shkon tek një qendër islamike?
Ju duhet patjetër personalisht të gjeni se ku jeni i regjistruar më parë. Për të gjetur se a jeni anëtarë i kishës norvegjeze, ju mund të kontrolloni veten online duke u kyqur me BankID direkt në sistemin e kishës norvegjeze këtu…, ose kontaktoni me ata në. tlf.: 23 08 12 00, faks: 23 08 12 01, e-post: post.kirkeradet@kirken.no
Ju nuk mund të jeni të regjistruar njëkohësisht në dy institucione fetare dhe ju duhet personalisht të ç’anëtarësoheni nga kisha shtetërore norvegjeze apo bashkësia fetare ku jeni i regjistruar para se të bëheni anëtarë në QIKSHN. Për informata më të hollësishme ju lutemi shtypni këtu…
Për tu regjistruar si anëtarë në QIKSHN ju duhet që të mbushni formularin që gjeni më poshtë ose duke e mbushur formularin që mund ta shkarkoni këtu… dhe dërgoni me post në adresën:
Albansk Islamsk Kultursenter, Sverres gate 8, 0652 Oslo
Ç’do person mbi moshën 15 vjeçare duhet të mbush formularin personalisht. Në qoftë se keni edhe anëtarë tjerë të familjes që dëshirojnë të anëtarsohen, ju lutemi mbushni formularin për ç’do anëtarë të familjes një nga një. Për fëmijët nën moshën 15 vjeçare, ju lutemi mbusheni formularin e posatshëm për fëmijë “Formularin për anëtarësimin e fëmijëve në QIKSHN”