Aksioni solidarizues «Kumanovë jemi me ty» ne Oslo, Norvegji mbaroi sot!

Anetarët përgjegjës të Qendres Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji, sot i dorëzuan Metush Bajramit të hollat e tubuara nga Xhemati i Xhumasë së kaluar, nga terminali bankar i Qendres dhe xhirollogaria që ishte e hapur për këtë qëllim.

Shuma totale arriti ne 67.300 kr + 120 € + 20 CHFR.

Vëni re! Nëse ndokush ka dhënë ndonjë kontribut në xhirollagarin e këtij donacioni sot, pas ores 10:00 ne nuk do te kemi mundesine t’i shohim deri në të marën pasi që është festë te hënën.

Aksioni u shpall i mbyllur me sukses dhe xhirollogarija nuk është më valide.

Allahu ju ndihmoft të prekurve nga trazirat e fundit ne Kumanovë, poashtu edhe xhematin, bashkatdhetaret tane të tåe gjitha moshave qe kontribuan në këtë aksion humanitar qofshin të shpërblyer me begatit dhe të mirat e Allahut!

Me respekt

Qendra Islamike Kulturore Shqiptare në Norvegji

Muhamed Murati

Kryetar i QIKSHn’së

kumanova1 kumanova 2 kumanova 3

kumanova 4